ARKATANA

Haradinaj thotë se diskriminimi gjinor fillon nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Diskriminimi gjinorë fillon nga vet qeveria me mos përfaqësim në postet udhëheqëse dhe vazhdon në institucionet tjera të Republikës se Kosovës. Vetëm kur gruaja të ketë vendin e saj meritor dhe të jetë e përfshirë në vendimmarrje kjo shoqëri do te prosperoj në një shoqëri të mirëfilltë demokratike”, citon Haradinajn një komunikatë e AAK’së.

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se diskriminimi gjinor në vendin tonë nis qysh nga Qeveria. Në shënimin e përvjetorit të Aleancës së Gruas së Kosovës, Hradinaj tha se gratë vazhdojnë të mbesin të margjinalizuara në të gjitha sferat e shoqërisë.

“Diskriminimi gjinorë fillon nga vet qeveria me mos përfaqësim në postet udhëheqëse dhe vazhdon në institucionet tjera të Republikës se Kosovës. Vetëm kur gruaja të ketë vendin e saj meritor dhe të jetë e përfshirë në vendimmarrje kjo shoqëri do te prosperoj në një shoqëri të mirëfilltë demokratike”, citon Haradinajn një komunikatë e AAK’së.

FIDANISHTJA

Ndërkohë kryetarja e AGK Magbule Shkodra tha se për 16 vjet ishin të gatshme të japin kontributin për fuqizimin e gruas përbrenda AAK’së dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare.

“Për derisa shoqëria jonë nuk e kupton se pa emancipim dhe ofrim të mundësive të barabarta edhe për gra nuk mund te ketë zhvillim te shoqërisë”, theksoi ajo.