FITORJA

Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Regjistrohuni, mos i leni shkret trojet tuaja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen ata dhe pronat e tyre.

“Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë”.

Eco Higjiena

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në shtetin e Serbisë. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos lejoni! Ju lutem kthehuni gjithë, regjistrohuni të gjithë! Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që vinë”, ka apeluar Haradinaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.