RCCOLA

Haradinaj, Thaçin e krahason me një diktator

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se me liderin e LDK-së, NISMA-s, si dhe të Vetëvendosjes kanë diskutuar rreth situatës së krijuar në vend.

“Flora Brovina, përkatësisht PDK kanë marrë një qasje bllokuese. Ende nuk është thirrur seanca. Megjithatë kjo nuk do të shkoj deri në pa limit”, ka theksuar pas takimit Haradinaj.

Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Haradinaj e ka mohuar një mundësi të tillë.

Eco Higjiena

“Kosova ka një shumicë parlamentare. Në zgjedhje do të shkohej nëse, për shembull do të kishim tri blloqe, nga të cilat asnjëra nuk do të ishte në gjendje të formonte institucionet e vendit”, ka vlerësuar Haradinaj.

Pas takimi të VLAN, Haradinaj, qasjen e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi e ka krahasuar me atë të diktatorëve.

“Ka udhëheqës që mendojnë se pozita e tyre në pushtet duhet të jetë e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.