Uji Dea

Haradinaj: Thaçi qeverisi keq me Kosovën, Isa nuk diti as Prishtinën ta udhëheq

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në tubimin përmbyllës në Gjilan tha se Gjilani dhe Anamorava më së miri e kanë përjetuar qeverinë e keqe të Hashim Thaçit.Mos i votoni më këta njerëz që vetëm dëm i sollën Kosovës tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në tubimin përmbyllës në Gjilan tha se AAK e ka listën më të mirë të kandidatëve dhe vota për ta është vota për të ardhmen dhe qeverisjen e mirë të vendit raporton rajonipress.

Haradinaj tha se Gjilani dhe Anamorava më së rëndi e kanë përjetuar qeverisjen e keqe të Thaçit i cili i anashkaloi në të gjitha fushat. “Mos i votoni më këta njerëz që vetëm dëm i kanë sjellur vendit. Thaçi qeverisi keq me Kosovën dhe është e turpshme që edhe më tutje të kërkojë besimin kurse Isa Mustafa edhe pse po thotë “ne mundemi” ai në fakt nuk mundi ta mbajë e as udhëheq Prishtinën”.

ARKATANA

Haradinaj tha se me AAK, Kosova do të jetë krejt ndryshe dhe tjetër sepse ne jemi të interesuar të qeverisim pa korrupsion, pa luks të tepruar dhe me ne do të ketë rend e ligj.

Haradinaj tha se Kosova ka resurse energjetike dhe po të shfrytëzonte ato si duhet ne do të bëheshim fuqi energjetike në rajon.”Unë po ju them sinqerisht se AAK ka programe e projekte për të bërë deri 1000 euro pagën mujore dhe kjo është e arritshme” tha Haradinaj.

Edhe Ahmet Isufi, Fehmi Fetahi, Dritë Maliqi, Nijazi Idrizi si kandidat kanë folur për projektet e tyre derisa Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së dhe kandidat tha se Gjilani dhe Anamorava janë harruar kaherë nga Thaçi.”Me Ramushin kryeministër Gjilani do të jetë krejt ndryshe” tha Kadriu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.