Fundamenti

Haradinaj: Thaçi po bën shantazh duke përmendur zgjedhjet

/ 1 minutë lexim

Partitë e bllokut LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje po përgatiten për seancën e 2 tetorit.

Liderët e koalicionit, pas takimit në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se Blloku është më unik se kurrë, duke mohuar zërat e fundit se ka përçarje brenda partnerëve të koalicionit. I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë kategorik kundër çdo forme të zgjedhjeve në Kosovë, deri sa ata e kanë zgjidhjen.
Haradinaj ka thënë se përmendja e shpeshtë e mundësisë se mbajtjes së zgjedhjeve është një formë e shantazhit që po e bën Hashim Thaçi dhe satelitet e tij.

Mobi Casa

“PDK-ja mund të shkojë sa herë të dojë në zgjedhje por vendi nuk ka nevojë për ato, ne i kemi numrat dhe zgjidhjen për të krijuar institucionet”, ka thënë Haradinaj.
© KOHA.net