FITORJA

Haradinaj: Thaçi nuk është për president!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit, prandaj nuk duhet të zgjidhet president. Haradinaj në intervistë për “Zëri” tha se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe se opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen ose rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për president të vendit pasi, sipas tij, Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë një intervistë për “Zërin”, ku ka folur edhe për protestën e së shtunës dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se zgjedhjet nuk janë qëllimi i parë i opozitës, pasi Haradinaj thekson se opozitarët kanë kërkuar anulimin e marrëveshjeve, por pasi Qeveria nuk ka pranuar tani “kjo Qeveri duhet të japë llogari për marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar”. E në rast se shkohet në zgjedhje, sipas Haradinajt, ka mundësi që opozita të garojë me një listë të përbashkët./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.