Fundamenti

Haradinaj: Thaçi, “monstrum politik”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjendja e krijuar tejkalon “zvarritjet normale”.
Sipas tij, zvarritja e thirrjes së seancës, përkatësisht shtyrja e saj disa herë, tregon se Hashim Thaçi, paraqet një siç ka thënë ai “tip monstrumi politik”.

“Ishte konsultë e radhës me presidenten Jahjaga. Tema ishte ndërtimi i institucioneve, përkatësisht zhbllokimi i gjendjes ekzistuese”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes do të shkojnë në bazë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me siguri kësaj pike do t’i paraprijë kërkesa për debat”, ka theksuar Haradinaj.

“Kryeministrat e përgjegjshëm, kur e humbin shumicën japin dorëheqje. Rasti i Thaçit është një tip monstrumi politik. Ai nuk e ka shumicën – ka vetëm 44 vota dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, ka konstatuar Haradinaj.

Mobi Casa

Sipas tij, presidentja është interesuar vetëm për rrjedhën e situatës dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ajo nuk e ka zgjidhjen. Zgjidhja është te shumica e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/

Blloku ndaras në Presidencë

Në Presidencë ka nisur takimi ndërmjet liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe presidentes Atifete Jahjaga. Në takim është edhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.