FIDANISHTJA

Haradinaj: Testi PISA të tregojë përkushtimin tonë ndaj arsimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se rezultatet e Testit PISA duhet të dëshmojnë përkushtimin tonë ndaj arsimit.

“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

United Hospital

Kryeministri ka thënë se “Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”.

Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira. Suksese fëmijë të dashur!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.