United Hospital

Haradinaj tërhiqet pak për çështjen e presidentit një ditë para se Thaçit e Veselit t’i konfirmohet ose jo aktakuza

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës me krerët e koalicionit, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se së bashku me partnerët kanë folur për disa tema.

“Ajo që e kemi preokupim është çështja ekonomike, sepse gjendja po përkeqësohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka folur edhe për aktakuzat e Speciales që mund t’i konfirmojë Tribunali për presidentin dhe kreun e PDK-së.

Hidromorava

“Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqishmisht ti ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden me qenë të akuzum, jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”, thotë ai.

“Kosova është me drejtësinë, e dimë të gjithë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Haradinaj duket se është tërhequr pak për çështjen e presidentit. Ai thotë se këto situata nuk janë të lehta e do të gjejnë një përgjigje së bashku.

“Jemi në punë në këto situata që munden me qenë jo aq të lehta dhe besojmë që do ta gjejmë një përgjigje së bashku. Nuk kam përgjigje për këtë temë aktualisht, në të ardhmën do të bisedojmë si do të rrjedhin këto procese”, thotë ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.