Hidromorava

Haradinaj: Të votojmë për dialogun sikur për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që edhe për çështjen e dialogut me Serbinë të arrihet i njëjti konsensus që u arritë në ditën e votimit të pakos së ligjeve për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës.

Ai ka lutur deputetët që nëse e gjejnë një konsensus të tillë të veprojnë.

Sipas Haradinajt patjetër do të vijë një ditë kur do të duhet të gjendet një kompromis edhe për çështjen e dialogut.

“E para është interes nacional që për çështje të interesit të përgjithshëm shtetëror dimë të gjejmë gjuhë të përbashkët. Por s’kemi me pas qare në çfarëdo etape, pa e gjetë ndonjë formulë për çështjet e interesit nacional. Mendoj që njëra prej temave që kem nevojë , është çështja e dialogut me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ai thotë se për çështje të tilla dhe marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të vendos askush tjetër përveç Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka dilemë që Kuvendi i Kosovës është autoriteti suprem pa të cilin asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mundet me u jetësua. Vetëm parlamenti mund të marrë vendime të tilla”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj ka bërë thirrje që të gjendet një kompromis në këtë çështje.

“E kisha lutë parlamentin që ta gjejmë një moment të tillë për një situatë nacionale nëse ekziston. Rrugëtimi i Dialogut po na trumbetohet si kompromis, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit i kemi në kushtetutën tonë në pakon e Ahsitarit. Vetëm zbatimi i atyre kompromiseve më të hershme, është një kompromis për Kosovën. Pakoja e Ahtisarit na ka bërë këta që jemi.Nëse mundeni me e gjet një moment të tillë, ju lutem veproni”, ka përundura kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para deputetëve./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.