Mobi Casa

Haradinaj: Taksa për importet serbe nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia, do të mbetet derisa Serbia ta njoh shtetësinë e Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në Konventën e Parë të Prodhuesve të Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim mund të mbetet aq gjatë sa Serbia ta njeh Kosovën dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet tjera”, tha Haradinaj”.

Fundamenti

“Të shërbej taksa që po jemi zgjuar, dhe se ky është vendim i Kosovës, dhe se Kosova e ka marrë këtë vendim sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, të enjten po mbahet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës. Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale. /Telegrafi/