Eko Higjiena

Haradinaj: Taksa nuk hiqet, nëse Serbia e ka ‘kiamet’ taksën, ne e kemi njohjen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova nuk do të heqë dorë nga taksa, derisa Serbia ta njeh pavarësinë e shtetit. Kështu thotë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pavarësisht presioneve për ta larguar taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Haradinaj tha se lidershipi kosovar, ka qenë i zbutur gjithmonë, që të cilën tashmë po kërkohet nga Kosova, në lidhje me taksën.

“Lidershipi ynë për një kohë e kanë zbutë tepër dhe për këtë është rezultat se ata presin nga ne të zbutemi ende duhet Kosovë të thotë saktë nuk ikim nga e drejta jonë. Nuk kemi ikur asnjëherë nga e drejta ynë dhe nuk do ikim as tash”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shtoi se Kosova është një e katërta e tregut të Serbisë, sipas tij, nëse taksa është e rëndë për ta edhe Kosova e ka njohjen që e kërkon.

Mobi Casa

“Në jemi 1/4 e tregut të Serbisë, Serbia për tregun që ka 6 milionësh ndërton infrastrukturë harxhon për atë treg për tregun tonë 2 milionësh asnjëherë nuk e shtinë, me taksa të juaja mahet ky treg pa e shti asnjë cent ka 2 milionë njerëz konsumatorë është 1 miliard, sikur të ishte kështu nuk do bëhej gjithë ky kiamet. Pasi për ta qenka kaq kiamet taksa edhe na e kem njohjen, nuk e heq Kosova taksën pa njohje”, pohoi Haradinaj.

Ai tha se Kosova nuk do heq dorë nga e drejta e tyre dhe se taksa po ju pengon shtetit të Serbisë por kjo nuk do hiqet pa reflektuar edhe pala tjetër me njohje.

“Veç të rrimë bashkë deri kur duhet nuk ka nga me shkuar, është 1/4 e tregut të tyre, e vetmja herë që janë ngrit në këmbë të gjithë dhe po thonë hekne e po thonë shkrijeni borën, por kjo duhet nga dy anët”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Skender (Murat) Rexhepi dhe Fitim (Islam) Duraku./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.