Mobi Casa

Haradinaj takon kongresmenin Torres, kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresmenin Ritchie Torres.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar kongresistin Torres për përkrahjen e tij për Kosovën.

“Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

UBT

Haradinaj ka shtuar se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.

“Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.