FITORJA

Haradinaj takon kategoritë e lirisë, merr mbështetje masive për kryeministër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka takuar sot veteranët e luftës së UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.

Në këtë takim të mbajtur në Deçan, Haradinaj ka marrë mbështetje masive për Kryeministër ndërsa ka zbuluar edhe planet për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Me kategoritë e lirisë në Deçan, krenar që në luftë ishim shumë dhe sot jemi bashkë në shërbim të vendit. Sikur dje në përpjekjet për liri edhe sot në kushte paqeje, ballëhapur para veteranëve e invalidëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë. Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet. Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe tërësisë territoriale”, ka thënë Haradinaj.

Numri i atyre që kanë marrë pjesë në këtë tubim duket me të vërtetë i madh, siç shihet edhe në fotot më poshtë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1382058081918602

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.