FIDANISHTJA

Haradinaj takon Escobarin: Nga të ’90-at fituam së bashku, edhe marrëveshja përfundimtare të jetë fitore e përbashkët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit.

Haradinaj ka thënë se me Escobar ka diskutuar për nevojën e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme.
“U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet”, ka shkruar Haradinaj.

FIDANISHTJA

Haradinaj ka thënë se arritjet e Kosovës, nga vitet e ’90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët me SHBA-në.

“Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët. Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”, ka shkruar në fund ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.