Hidromorava

Haradinaj takon banorët e lagjes “Arbëria”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të takimeve të parapara për ditën e martë të kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ai bashkë me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufi dhe anëtarë të strukturës së AAK-së në Gjilan, kanë zhvilluar takim me qytetarët e lagjes “Arbëria”, më konkretisht ata të ashtuquajturës pjesa “Te Vishnjet”, me të cilët kanë diskutuar mbi hallet dhe nevojat e lagjes dhe banorëve.

Kadriu i ka falënderuar ata për pjesëmarrje masovike, ndërsa i ka premtuar se problemet do ti zgjidhim së bashku.
“Përpara e keni një kryetar që vizion të tij e ka qytetarin, prandaj edhe na lejoni që ta identifikojmë secilin problem dhe bashkë ti gjejmë zgjidhjet. Aleanca do t’iu trajtojë njëjtë si çdo qytetarë tjetër, prandaj në çdo moment kur keni nevojë për mua unë do të jem në shërbimin tuaj”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi i keq është gjendja jo e mirë, e cila duket në këtë lagje duke u nisur nga mungesa e infrastrukturës, mungesa e ujit e kështu me radhë.“Mirëpo lajmi i mirë është se ju e keni dikë që mund të ndryshojë këtë gjendje dhe mund të krijojë kushte për të gjithë ju, duke filluar nga urbanizimi i kësaj lagje”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së ka thënë se më e mira që një politikan mund të bëjë për ta dëshmuar vullnetin e tij për qytetarin është me punë dhe këtë gjë Rexhep Kadriu po na e dëshmon çdo ditë. “Prandaj edhe besojmë në fitore më 3 nëntor”, ka thënë në fund nënkryetari Isufi.

Kadriu, Haradinaj dhe Isufi kanë diskutuar me banorët e kësaj lagje, të cilët janë shprehur mbi hallet që ata kanë duke kërkuar rregullimin e rrugëve, ujësjellësit, legalizimin e vendeve dhe mundësitë për punësim, kërkesa këto që kryetari Kadriu ka premtuar që do t`i zgjidhin së bashku.

Ndryshe, në këtë lagje, të dielën e javës që lamë pas, kryetari Kadriu në baza krejtësisht vullnetare ka rregulluar kanalizimin e lagjes të gjatë rreth 200 metra, nga kundërmimi i të cilit banorët kanë qenë në hall të madh tash e sa vite./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.