ARKATANA

Haradinaj takon Andrews, flasin për partneritetin Kosovë-SHBA

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bën të ditur se priti sot në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit, Jorgan K. Andrews, me të cilin bëhet e ditur se biseduan për partneritetin e Kosovës me ShBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë”.

UBT

“E falënderova z. Andrews për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta”.

“Kosova ka arritur të ndërtojë institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.