Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai ka theksuar se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare.
“Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së, thotë se është mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik. /Telegrafi/