Mobi Casa

Haradinaj takon ambasadorin amerikan, Hovenier: Partneriteti me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka shkruar ai.

FITORJA

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politikë ne vend dhe procesin e dialogut.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK përkrahë procesin e dialogut dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Ambasadorin e njoftova mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, citohet të ketë thënë kreu i LDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.