ARKATANA

Haradinaj takohet me ministrin çek: Heqja e sanksioneve nga BE-ja, nevojë urgjente për zhvillim ekonomik të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák.

Haradinaj ka thënë se e ka falenderuar ministrin çek për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Kosovën.

“Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni. E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi”, ka thënë Haradinaj.

KKVITI

Haradinaj ka kërkuar nga ministri dhe nga shteti i Çekisë përkrahjen për integrim evropian të Kosovës dhe për anëtarësim në NATO.

“Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO. Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend”, është shprehur Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.