KKVITI

Haradinaj takohet me ambasadorin britanik: Mbështetja për Kosovën është e pazëvendësueshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka shkruar se mbështetja e Britanisë për Kosovën është e pazëvendësueshme.

ARKATANA

“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

O’Connell si ambasador britanik në Kosovë, ditë më parë kishte dhënë përkrahje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Nëpërmjet disa komenteve në Facebook, ai gjithashtu ishte shprehur se dialogu Kosovë-Serbi, duhet të përmbyllet sa më shpejt me një marrëveshje finale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.