Fundamenti

Haradinaj takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkup – Paqja rajonale, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe politik, dhe rruga e përbashkët evropiane e të dyja vendeve, ishin temat e diskutimit në takimin bilateral që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka interes të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit dhe Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet me të cilat ne duhet të kemi partneritet korrekt politik dhe ekonomik. Ne na pret një rrugë e përbashkët, rruga evropiane”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari Zvizdiq tha se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një synim i përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkë me bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve.

Mobi Casa

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e heqjes së vizave në mes të dyja vendeve, si një hap i domosdoshëm për zhvillimin e raporteve ekonomike, por njëkohësisht edhe për lëvizjen e lirë të shumë qytetarëve, familjarë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnje.

Takimi i sotëm në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq u zhvillua në margjinat e Samitit të Parë Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.