FITORJA

Haradinaj-Stublla: Zbatimi i Asociacionit pa njohjen de-jure nga Serbia, nënkupton zgjerimin e ndikimit rus dhe legalizimin e strukturave paralele

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, pas takimeve të 26 shtatorit në Bruksel.

Haradinaj-Stublla ka thënë se implementimi i çfarëdo versioni të Asociacionit, pa njohjen de-jure të Serbisë, do të thotë zgjerim i ndikimit rus dhe legalizim i strukturave paralele serbe.

Ajo në një postim në platformën “X” ka shkruar se e tërë kjo do të sillte ndarje pas disa vitesh.

“Implementimi i ‘Asociacionit’ (çdo version) pa njohjen de-jure nga Serbia (në këtë rast do të përcaktoheshin edhe kufijtë e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011) do të thotë:

1.Zgjerimi i epiqendrës së ndikimit rus edhe brenda Kosovës;

GRANDEMALL

2.Legalizimi i institucioneve paralele serbe aktualisht ilegale në Kosovë, dhe

3.Prelud i ndarjes pas disa vitesh!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se pas takimeve të fundit në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni përmes një letre kanë dalë me kërkesa të drejtpërdrejta për Kosovën dhe Serbinë.

Ata kërkuan që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga pesëshja perëndimore më 21 tetor, ndërkaq Serbia realizojë njohjen de-facto. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.