GRANDEMALL

Haradinaj-Stublla: Rikthimi i Listës Serbe në pushtet do të jetë pasojë e mosshpalljes si organizatë terroriste

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të vendit ku tashmë po vazhdon procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionet e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.

Haradinaj-Stublla ka vënë theksin tek Mitrovica e Veriut, ku funksionarë të lartë të Listës Serbe janë parë sot teksa nënshkruajnë peticionin për largimin e Erden Atiq nga Komuna. .

Sipas ish-kryediplomates, rikthimi i “Listës Serbe”në pushtet është një pasojë e mos shpalljes së kësaj partie si organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se kthimi në pushtet i një “organizate kriminale” si Lista Serbe në Veri do të jetë fatale për Kosovën.

Reagimi i plotë:

Eco Higjiena

Pasojë e qartë e mospërcaktimit të Listës serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës.

Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht #Atiq, ofron një parashikim të pamjegulluar.

Pra, sulmi në maj 2023 ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe gjithashtu agresioni i tmerrshëm terrorist në Banjskë i organizuar dhe ekzekutuar nga Radojçiqi i Listës serbe (nën drejtimin e Vuçiqit) që la të vrarë heroin #AfrimBunjaku – të gjitha duhet ‘të harrohen dhe heshten.’

Mos të harrojmë që Ura e Ibrit ende nuk bashkon por ndanë, dhe Asociacioni po na pret në pragun e shtëpisë. Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar – do të jetë fatale për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.