FITORJA

Haradinaj-Stublla propozon mision të përbashkët diplomatik që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin e ushtruar ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Haradinaj-Stublla ka kërkuar që MPJ, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Kosovës të nisin një mision të përbashkët diplomatik për siç ka thënë ajo “informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës”.

Ish-ministrja ka shtuar se vetëm kërkimi i përgjegjësisë penale ndërkombëtare ndaj Serbisë do të zvogëlojë agresivitetin alarmant të saj.

Fundamenti

“Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, dhe Policia e Kosovës duhet të nisin një mision të përbashkët diplomatik për të informuar shtetet anembanë botës me informata kredibile dhe konfidenciale – duke kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit të ushtruar ndaj Kosovës, dhe duke kërkuar zvogëlimin e asimetrisë ekzistuese ndërkombëtare ndaj Kosovës në dialog, në mënyrë që të hapet përfundimisht rruga për paqe, stabilitet, dhe normalizim në Ballkan.

Vetëm kërkimi i përgjegjësisë penale ndërkombëtare ndaj Serbisë do të zvogëlojë vetëbesimin dhe agresivitetin alarmant të saj kundrejt shteteve fqinje (Kosovë, Bosnje Hercegovinë, dhe Mal të Zi)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.