Eko Higjiena

Haradinaj-Stublla: Njohja e Kosovës nga Izraeli, hap historik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohja e Kosovës nga Izraeli është hap historik në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë të ri, si dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë drejtime.

Kështu është shprehur në Washington, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, pas njoftimit të Kryeministrit Benjamin Netanyahu për njohjen e Kosovës nga Izraeli, bën të ditur një komunikatë nga MPJD.

“Miqësia e historike që kemi pasur me Izraelin, si dy popuj liridashës, lindi nga Besa e dhënë, kur hebrenjtë e persekutuar gjatë luftës së dytë botërore, gjetën shtëpinë e tyre mes shqiptarësh, shtëpi që është e Zotit dhe e mikut”, citohet të ketë thënë Ministrja Haradinaj Stublla.

FIDANISHTJA

Kryediplomatja e Kosovës tha se me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me rolin e pazëvendësueshëm të Presidentit Donald Trump, por dhe me lidhjen e fortë ndër dekada midis dy popujve e shteteve, njohja reciproke Kosovë – Izrael u kapitalizua me gurthemelin mbi të cilin do ndërtohen e forcohen marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Mezi pres të hapim Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”, tha ministrja Haradinaj Stublla, duke e falënderuar edhe njëherë Izraelin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.