United Hospital

Haradinaj – Stublla: Marrëveshja me Europol-in, hap i rëndësishëm në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në pajtim me autorizimet ligjore, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, i ka dhënë pëlqimin Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Europol-it.

Haradinaj – Stublla tha se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është një hap i shumëpritur dhe tejet i rëndësishëm për formalizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar.

Fundamenti

“Bazuar në këtë marrëveshje pune, Kosova do të krijojë një zyrë qendrore për bashkëpunim me EUROPOL-in, do të fitojë qasjen në kanalin e komunikimit direkt të kësaj Agjencie Evropiane, dhe do të ketë mundësinë e shkëmbimit të oficerëve ndërlidhës”, bëri të ditur kryediplomatja e Kosovës.

Me këtë marrëveshje, sipas Ministres së Jashtme, Kosova do të ketë edhe një formë të re dhe më aktive të bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.