Haradinaj: Sot fillon një etapë e re kundër Qeverisë antikushtetuese

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj para aktivistëve të opozitës, të cilët janë mbledhur në shesh, ka thënë se sot fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm të opozitës kundër regjimit të Qeverisë antikushtetuese.
“Nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm të opozitës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se për aktivitetin në shesh, ku janë vendosur shatorë dhe batanije, kanë marrë leje nga Komuna dhe se gjithçka është bërë sipas ligjit.
(Kosova Sot)