UBT

Haradinaj: S’mërzitem që nga AAK shkuan Shala e Tërmkolli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk mërzitet që njerëzit po i ikin nga partia. Duke folur për largimin e Blerim Shalës nga AAK, ai ka thënë se Shala nuk ishte asnjëherë aset për ndërtimin e partisë.

RCCOLA

“Kohëzgjatja e madhe në opozitë me siguri e kanë lodhë atë. I kanë lodhë edhe tjerët, që është e kuptueshme. Por, ai nuk është aset për ndërtim të partisë, ta keni parasysh; nuk është i dobishëm për tema qeverisëse. Të them të drejtën unë nuk jam mërzitë, që ka shku z.Shala e as që ka shku znj.Tërmkolli edhe në rast se ka të tjerë që dojnë me shku dera është çelë”, tha Haradinaj në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së.