Fundamenti

Haradinaj: S’kemi nevojë të sillemi si protektorat, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj thotë se është e pakuptueshme se si “disa politikanë e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!

Mobi Casa

Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!

Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.