ARKATANA

Haradinaj: S’jam intervistuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar qe 16 muaj në paraburgim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, përmes një deklarate nga Haga, ka bërë të ditur se qe 16 muaj në paraburgim asnjëherë nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Më tej, Haradinaj tha se i ka bërë thirrje ZPS-së që të hetojë, sipas tij, 460 masakrat e kryera nga serbët.

“Kam bërë thirrje publike që ZPS të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga ZPS-ja e cila nuk ka ndërmend të hetojë aty ku janë të implikuar serbët. Publiku ka të drejtë ta dijë këtë”.

“Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë që DHS nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi një informacion i tillë është në interes të publikut. Veç kësaj doja që opinionit ti sqarohej dhe të kuptojë se DHS janë puro monoetnike dhe selektive”, thuhet në deklaratën e Haradinajt, transmeton Klankosova.tv.

UBT

Tutje, ish nënkryetari i OVL së UÇK-së, tha se ZPS ka bashkëpunuar vet me kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e siç i quan ai, ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve paraprakisht ishin udhëhequr ngga kryeprokurori serb Vladimi Vukçeviq.

Kujtojmë se në deklratën e Haradinajt ka edhe pjesë të redaktuara.

“Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të ZPS, shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti që ZPS kanë bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në te dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe ne baze te hetimeve qe paraprakisht ishin udhëhequr nga [REDAKTUAR] dhe kryeprokuroriserb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur Haradinaj në deklaratën e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.