FITORJA

Haradinaj sinjalizon kthimin në institucione- kërkon themelim të Byrosë Nacionale të Hetimeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit ka dalë me dy propozime për institucionet e Kosovës: transformimin e FSK’së në Ushtri dhe themelimin e Byrosë Nacionale të Hetimeve. Ai ka thënë se do të miratojmë “infrastrukturën e duhur ligjore e kushtetuese për të realizuar reformat në këto fusha”.
Ja çfarë shkruan Haradinaj.

Ja çfarë shkruan Haradinaj.

Reforma institucionale për kompletimin e sistemit të sigurisë

Janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

1. Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Ku përfshihet ndryshimi i misionit, mandatit, detyrave, përgjegjësive, numrit të pjesëtarëve, buxhetit, pajisjeve dhe infrastrukturës;

ARKATANA

2. Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH

Që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së.

BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.

Programi ynë për këto reforma është i bazuar në nevojat e domosdoshme për funksionalizimim e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur ligjore e kushtetuese për të realizuar reformat në këto fusha.

RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.