Haradinaj: Shtyrja eventuale e seancës e panevojshme

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e panevojshme shtyrja eventuale e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka konfirmuar se kërkesa e SLS për shtyrje të seancës bazohet në vërejtjet teknike për seancën konstituive.
Sidoqoftë, ai ka thënë se seanca nuk duhet të shtyhet kur dihet se kanë mbetur vetëm edhe 24 orë deri të fillimi i seancës konstitutive.
“E dimë që është lista serbe ajo që ka kërkuar të shtyhet seanca, mirëpo marrëveshja jonë me LS’në qëndron, është partneritet i qëndrueshëm, dhe kërkesa e LS’së për shtyrje është vetëm për shkaqe teknike. Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe VV, e konsideron të panevojshme shtyrjen e seancës vetëm 24 orë para mbajtjes së saj”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.