Eko Higjiena

Haradinaj: Shtyrja e seancës është skandaloze

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Secila parti që ka shqetësime mund t’i paraqesë edhe në seancë, është plotësisht jashtë logjikës të shtyhet seanca për arsye të vogla. Kjo më shumë është një ndihmesë që po i bëhet PDK’së nga ana e kryesueses, dhe është vazhdim i bllokadës institucionale. Kjo bllokadë nuk mund të tejkalohet pa e kuptuar PDK’ja që askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e mënyrës së keqe që ata qeverisin”, ka thënë Haradinaj.

Kurse Isa Mustafa tha se kryesuesja me shtyrjen e seancës ka marrë edhe një herë rolin që nuk i takon. Është e qartë se po punon në të gjitha mënyrat që t’i blejë kohë PDK’së.

“Shtyrja e kësaj seance është një lloj dëshmie se si Partia Demokratike po e degradojnë sistemin demokratik në vend” ka thënë Mustafa.

Mustafa pas takimit ka folur edhe për marrëveshjen me VV’në dhe raportin e Listës “Srpska” me këtë marrëveshje. Ai thotë se janë konsultuar edhe me Listën “Srpska” para nënshkrimit të marrëveshjes me ç’rast ata e kanë konsideruar të favorshme që edhe VV’ja të jetë pjesë e jona.

Mustafa mohon të dijë nëse ka ndodhur diçka që mund t’i ketë ndryshuar qëndrimet e Listës “Srpska” në raport me këtë marrëveshje.

FIDANISHTJA

Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë diplomat i huaj/AlmiraSylaj/

Fillon takimi i Bllokut, mungon Vetëvendosja

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, posa kanë filluar në takim në Kuvendin e Kosovës. Ky takim po mbahet pas vendimin për shtyrjen e seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina, përfaqësuesit të PDK-së dhe përfaqësuesve të subjekteve minoritare.

Në këtë takim deri tash nuk dihet a është duke marr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten e ardhshme. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Listës serbe, me arsyetimin se i duhet sqarime shtesë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes në mes LAN dhe VV./Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.