FIDANISHTJA

Haradinaj: Shtimi i pjesëtarëve të KFOR-it dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish zhvillimet në veri, duke kërkuar nga ndërkombëtarët që ta hetojnë sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Haradinaj po ashtu thotë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dëshmon vendosmërinë e NATO-s, se terrorizmi nuk kalon, transmeton Telegrafi.

“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë. Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka pohuar Haradinaj në postimin e bërë në Facebook,

Tutje, kreu i AAK-së thekson se “faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve tërroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë”.

Fundamenti

“Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, tha ai.

Ndryshe, janë bërë një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit – të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.