Fundamenti

Haradinaj: Shqiptarët asnjëherë s’i kanë diktuar njëri-tjetrit se çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ndaj debatit të tensionuar lidhur me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke porositur qytetarët që të bashkohen dhe të respektojnë besimet e njëri-tjetrit.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore ndërmjet besimeve të ndryshme.

“Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë. Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot”, ka shkruar ai në Facebook.

ARKATANA

Kryetari i AAK-së ka porositur të gjitha bashkësitë fetare që t’i shërbejnë qëllimeve të përbashkët, e që janë vëllazëria e solidariteti.

“Të gjitha bashkësitë fetare duhet t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.