Mobi Casa

Haradinaj shprehet optimist për zgjedhjet lokale: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha në një prononcim për Ekonomia Online, se ka pritshmëri të mëdha për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.Haradinaj, tha se është bërë një punë e madhe nga AAK për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, tha ai.

Mobi Casa

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin e kësaj partie, Daut Haradinaj.“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, tha ai për Ekonomia Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.