Fundamenti

Haradinaj: S’guxojmë të eksperimentojmë me shtetin, qe dy vjet i kam lutur liderët të merren vesh me Washingtonin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk guxohet të eksperimentohet më shtetin, duke shtuar se kreu i Qeverisë, Albin Kurti bëri hapa të gabuar në dialog, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se para dy vjetësh iu bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani, kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca e kryeministrit që të shkojnë në Washington e të merren vesh atje.Haradinaj ka deklaruar se sulmet të dielën në veri kanë pasur për qëllim destabilizimin dhe pengimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Sipas tij, ky sulm i ka interesuar Serbisë dhe Rusisë, teksa e ka quajtur fitore për Kosovën.“Para 2 vjetësh i kam kërkuar Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, shkoni në Washington merruni vesh, shkoni në Washington mernuni vesh. Nuk guxojmë me bo eksperimente tjera në dëm tonin. Nuk është në interes tonin me mbet kështu të destabilizium”, tha Haradinaj.

Uji Dea

“Të dielën ka ndodh një sulm terrorist në Kosovë, është i sponsorizuar nga Serbia por është mposhtur nga Kosova me sukses, pra ata janë mposhtur me turp. Por, pse ka ndodhur ky sulm dhe kujt i intereson dhe çka janë efektet? Besoj se Serbisë dhe Rusisë i intereson jostabiliteti dhe me e mbajt Kosovën larg integrimeve e institucione euroatlantike”, u shpreh Haradinaj.

“Po të ishte bazuar Kosova para dy vitesh në Amerikën e të ishte marrë vesh me ta siç ishte propozuar plani për targa, e natyrisht do ta kishim marrëveshjen e implementuar për njohje, do të ishim në Këshill të Evropës dhe besoj se ata kufinjë do të ishin patrulluar nga KFOR-i e nga FSK-ja. Do të ishim storie e suksesit. Sot jemi lajm se po përballemi me terroristë, jemi larg institucioneve euroatlantike”, u shpreh Haradinaj.