Hidromorava

Haradinaj: Serbia u inkurajua nga gabimet e Kurtit, do t’i shfrytëzojë vendet mosnjohëse

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova zyrtarisht është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ku pritet të bëhet anëtare e asociuar e Aleancës. Për këtë Serbia e ka dërguar një letër duke pretenduar se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të cilën e sheh se veprim për “shkak të gabimeve të Kosovës”.

“Serbia është e inkurajuar prej gabimeve të Kosovës, prej gabimeve të Kurtit dhe ajo shkon në një hap më tutje, pra më shumë minuse t’i quaj kështu sepse një letër e tillë, sepse Serbia me siguri ka përgatit, nuk sjell letra e para, pra me siguri ata gjatë gjithë kohës kanë dërguar raporte gjoja se Kosova vepron kundër të drejtave të komunitetit serb apo edhe zhvillimeve tjera, pra e kemi paralajmëruar me kohë thellimin e humbjeve për Kosovën”, thotë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për mundësinë që ky proces të dështojë si në rastin e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se Serbia do t’i shfrytëzojë vendet mosnjohëse.

Uji Dea

“Ne nuk kemi çështje tani për tu diskutuar sepse nuk ka një proces kontraktual por p.sh ka vende skeptike dhe jo njohëse do ta shfrytëzojnë edhe pozicionin e Serbisë për shkak se ju e dini se për anëtarësim në NATO ka rendësi marrëdhëniet nder fqinjësore sikurse për marrëveshje tjera”, thotë Haradinaj.

Në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s temë diskutimi do të jenë edhe sfidat në Ballkanin Perëndimor.

“Asambleja pritet të miratojë një reformë të thellë të partneriteteve dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës për t’u bërë anëtare të asociuara”, thuhet në agjendë.

Përveç sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jenë edhe strategjitë për të mbështetur partnerët e NATO-s./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.