ARKATANA

Haradinaj: Serbia sponsorizoi sulme terroriste, kishte armë të shkatërrimit në masë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se Serbia është sponsorizuese e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Sulm terrorist ky që ka mundur të jetë shumë më tragjik, deklaroi Haradinaj në “Pressing” në T7.

Haradinaj shprehet se përdorimi i gjithë atij arsenali armësh e municioni do të mund të kishte shkaktuar pasoja të mëdha.

“Kjo njësi terroriste është e sponsorizuar nga Serbia, nuk është fare e tepruar me thanë se shtetet e tjera që e kane sponsorizu terrorizimin në të kaluarën janë të sanksionuara nga bota, edhe Serbia e ka bë të njëjtin veprim – ka sponsorizuar një formacion terrorist dhe sulme terroriste, që ka mujt me qenë shumë më tragjik. Ne e kemi jetën e një polici të humbur, por një përdorim i gjithë atij arsenali armësh do të kishte shkaktuar pasoja më të mëdha. Për këtë edhe kam kërku një hetim ndërkombëtar. Por Serbia nuk do të bashkëpunojë, shumica e përgjegjësve shkuan në Serbi”, tha Haradnaj në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Ata që janë vra nuk kanë pas ndonjë rol udhëheqës të grupit, kanë mujtë me qenë logjistikë-nikoqir”, tha ai.

FIDANISHTJA

“Por ekipa udhëheqëse, shtabi i tyre, as nuk u rrëzu e as nuk u vra. Të gjithë e morën si destinacion Serbinë”, tha Haradinaj.

Prandaj, ai thotë se do të duhej një hetim ndërkombëtar sepse Serbia nuk i dorëzon pjesëmarrësit e grupit terrorist.

“Duhet një hetim transparent, i paanshëm…Serbia nuk i dorëzon pjesëmarrësit”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.