ARKATANA

Haradinaj: S’do të paguhet më për energjinë e shpenzuar në veri, nuk garantoj kthimin e mjeteve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Haradinaj pas takimit me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjuka, tha se Kosova është në krizë energjetike ngase blen rrymë, por se gjendja nuk do të përkeqësohet.

“Blejmë rrymë, tash e tuje do të blejmë se rezervat e qymyrit janë ma pak në të gjitha njësit dhe është stabile. Morra zotim prej menaxhmentit se do ta rrisin punën me kujdestari të vazhdueshme deri në mars”.

“Krizë jemi se edhe ashtu blejmë rrymë, në kryeqytet nuk ndalet rryma nëpër vendbanime të largëta nëpër fshatra rryma ndalet”.

Kur u pyet për pagesën e energjisë elektrike të banorëve të jugut për pjesën veriore të vendit i pari i ekzekutivit tha se e rëndësishme se nuk do të paguhet për energjinë në veri.

Fundamenti

Por ai nuk ishte i gatshëm të jap përgjigje nëse mjetet e inkasuar do tu kthehen qytetarëve, raporton EO.

“… konkret për këtë është mirë që është gjet kjo e vërtetë që ka dalë në sipërfaqe dhe që tani nuk do të paguajnë më qytetarët. Kjo është puna e parë pra, me rëndësi që të mos vazhdohet me u paguar nga qytetari për dikën tjetër e pastaj si do të mundemi me kthyer atë në rastrin konkret a mundet me u kthyer ajo që është marrë prej qytetarëve këtë s’po mundem me thënë sot, por më e mira është që nuk do të paguajnë më kurrkush për tjetër kënd”, tha Haradinaj.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, tha se kanë kaluar një sfidë e cila është një ndër sfidat kryesore ose më e madhja e pasluftës e Korporatës Energjetike të Kosovës që është shpronësimi.

“Fatmirësisht falë angazhimit të Qeverisë, ministrive përkatëse, komunës ne e kemi përmbyllur dje regjistrimin presim brenda kësaj jave të përmbyllim përfundimisht të fillojmë me punë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.