KKVITI

Haradinaj: Rruga jonë nuk ka përfunduar pa u bërë pjesë e NATO-s

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në 20-vjetorin e rënies së 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës.

Haradinaj, që ka qenë komandant në zonën e Dukagjinit, ka folur për sfidat që i kanë pasur gjatë luftës dhe si i kanë marrë lajmet për ushtarët që janë vrarë derisa kanë sjellë armatim.

Shefi i ekzekutivit nuk tha asnjë fjalë për deklaratën e ministrit të tij, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran, ndërsa kishte zgjedhur tema të tjera për të folur para qytetarëve të Gjakovës.

Haradinaj tregoi se puna e Kosovës akoma nuk është kryer, dhe sipas tij ajo do të pëfundojë më anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

Mirëpo Haradinaj theksoi se për të është më e rëndësishme anëtarësimi në NATO, sepse aty, sipas tij, merr fund misioni për shtetndërtim.

“Rruga jonë nuk ka mbaruar. Jo pa u bërë pjesë e NATO’s. Edhe anëtarësia në OKB është e rëndësishsme po mu më duket se kur bëhemi pjesë e Aleancës për mbrojtje, atëherë është kry puna”, ka thënë Haradinahj sot në Gjakovë.

Ai tha po ashtu se në Kosovë nuk po bëhet garë në Kosovë derisa krerët e shtetit po kanë dallime në qëndrimet e tyre rreth arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.