Haradinaj: Rreshtimi i NATO-s në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Kumanovës i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar të lirë.

Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Uji Dea

“24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit. Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë”, ka deklaruar ai.

Haradinaj shton tutje se, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë”./Telegrafi/