GRANDEMALL

Haradinaj: Roli konstruktiv i Francës i domosdoshëm në procesin e liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin.

Haradinaj, e ka njoftuar drejtoreshën Mangin për prioritetet e qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e rendit dhe ligjit, angazhimin e institucioneve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në INTERPOL.

“Duke qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare, Kosova bëhet partnere në luftimin e krimit transnacional dhe i kontribuon paqes në rajon dhe në botë”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu e informoi drejtoreshën Mangin për të arriturat e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave si dhe e quajti sukses anëtarësimin e Kosovës në organizatën Frankofone, duke theksuar se mbështetja e Francës është e një rëndësie të veçantë për vendin tonë.

Hidromorava

“Franca ka luajtur rol konstruktiv në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, andaj populli ynë është përherë falënderues për ndihmën e madhe të këtij shteti mik. Në këtë etapë të konsolidimit ndërkombëtarë të vendit, ndihma e Francës është e nevojshme, veçmas në proceset integruese të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të të dyja shteteve, veçmas në fushën e ekonomisë.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe ka përmbushur të gjitha obligimet e saj. Andaj, roli konstruktiv i Francës në këtë proces është i rëndësishëm. Me liberalizimin e vizave për Kosovë, vendet evropiane fitojnë një partner më shumë, fitojnë një konsumator më shumë në ekonominë e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, drejtoresha për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, e ka përgëzuar Kryeministrin Haradinaj për punën e mirë që po e bën dhe për reformat e gjithëmbarshme në vend, duke e konfirmuar mbështetjen e Francës edhe në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.