RCCOLA

Haradinaj: Rendi dhe ligji, pjesa më e lëndueshme e shoqërisë kosovare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e Illyrian Society of Law Enforcement Officers, një organizatë kjo prestigjioze në fushën e rendit dhe të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

Niman Bruçaj nga kjo organizatë e ka njoftuar Haradinaj me përvojat e kësaj strukture dhe ka shprehur gatishmërinë për ndihmë profesionale për sektorin përkatës në Kosovë.

Uji Dea

Haradinaj me këtë rast ka thënë se njëra prej prioriteteve të Shtetit të Kosovës, vazhdon të mbetet, pikërisht forcimi i rendit dhe i ligjit dhe se ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, posaçërisht atyre nga SHBA-të, është më se e nevojshme.

Illyrian Society e ka nderuar Haradinaj me medaljen e kësaj organizate, që moto ka “Një ekip, një familje, një mision”. /Telegrafi/