KKVITI

Haradinaj: Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka pyetur nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e Gazpromit rus.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!? Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.

Fundamenti

Ndryshe, gjatë një konference për medie, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, teksa shton se MCC ka afate strikte kohore zbatimin e programit të kompaktit.

Rizvanolli tha se janë në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për të vendosur për shfrytëzimin e kompaktin për investime me risk më të ulët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.