ARKATANA

Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takim me Vuçiqin është i drejtë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i kryeministrit, Albin Kurti për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i drejtë.

Haradinaj thotë se ai takim ishte caktuar pa konsultim me palën kosovare.

“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

GRANDEMALL

Haradinaj ka shtuar tutje se “Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka takuar zyrtarë të lartë të BE-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.