Mobi Casa

Haradinaj reagon pasi Kurti shfuqizoi vendimin e tij për pagat: Mashtrim që nuk sjell asgjë

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për pagat narrativë mashtruese që sic thotë ai Vetëvendosje e ka sjellë në ekzekutiv nga rruga, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se vendimi për pagat është politik dhe i pakuptimtë, pasi që për të ende nuk ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

“Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshmeve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëve ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Haradinaj thotë se me vetëm një javë qeverisje, është vendosur një standard i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha ish-kryeministri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.