GRANDEMALL

Haradinaj reagon pas fjalimit të Kurtit në Tetovë: Të dashur bashkëkombës, mos i besoni mashtruesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas një fjalimi që Kryeministri Albin Kurti e ka mbajtur në Tetovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – që i bëri në një tubim në Maqedoni të Veriut.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bllokuar të gjitha projektet që lidhin Kosovën me vendet fqinje.

Mobi Casa

“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren. Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Më herët, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në dy komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Tetovë e Çair, ka folur kryesisht për projektet infrastrukturore që do t’i lidhin Tetovën e Prizrenin. Për këtë rrugë, Kurti bëri thirrje që të intensifikohen punimet.

“Nuk është kosto e lartë, ndërkaq përfitimi është i jashtëzakonshëm. Andaj vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme e unë po kërkoj ndihmën e gjithë juve dhe secilit prej ju që jeni këtu e që po na ndjekin, tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që të mos humbet asnjë ditë pa punuar për këtë aks rrugor që lidh Prizrenin dhe Tetovën”, tha ndër të tjera ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.