GRANDEMALL

Haradinaj: Raporti i Progresit konfirmoi se Kosova ka probleme serioze me krimin e korrupsionin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook duke thënë se Raporti i Progresit, i prezantuar dje, konfirmon shqetësimet për defekte serioze në qeverisje.

Sipas tij, ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese.

Ky është postimi i plotë i tij:

Raporti i Progresit konfirmoi shqetësimet tona për defektet serioze qeverisëse. Ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese. Qeveria e Kosovës ka stagnime serioze, pikërisht në fushat ku krerët e Qeverisë pretendojnë se ka sukses.

Mobi Casa

Politikat e zhvillimit ekonomik e posaçërisht të punësimit kanë dështuar. Arsimi është në gjendje të rëndë, kurse sundimi i ligjit është vetëm në letër. Qeveria është pa fokus qeverisës, me vendime ad-hoc, me kosto të lartë dhe tërësisht pa llogaridhënie.

E paaftë që të realizojë edhe objektivat që i ka caktuar vetes, kjo Qeveri në këtë raport lëvdërohet vetëm për votimin e Dhomave të Posaçme, dialogun dhe iniciativava që mbesin pa u zhvilluar. Mund të thuhet se kjo Qeveri nuk ka karakter integrues, përkundrazi ajo edhe këtë vit dëshmoi se është pengesë në rrugën Europiane të Kosovës!

Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet duhet parë si mundësi e forcimit të shtetit logjor dhe rritjes së ekonomisë së vendit, por edhe e kthimit të fuqisë në vendimmarrje!
RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.